Znaleziono w kategoriach:
Zamrażarka ZANUSSI ZFC1040WA

Instrukcja obsługi Zamrażarka ZANUSSI ZFC1040WA

Powrót
Pajisje ngrirëse horizontale
Fagyasztóláda
Сандак за замрзнување
Zamrażarka skrzyniowa
Ladă frigorică
Хоризонтални замрзивач
Truhlicová mraznička
Zamrzovalnik
Manuali i përdorimit
Használati utasítás
Прирачник за корисникот
Instrukcja obsługi
Manual de utilizare
Упутство за употребу
Návod na použitie
Navodila za uporabo
SQ
ZFC1042WA
ZFC1040WA
2
12
22
32
42
52
62
72
HU
МК
PL
RO
СР
SK
SL
2www.zanussi.com
Përmbajtja
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu
referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore
ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes
dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në ferma; në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në
zyra dhe në ambiente të tjera pune;
Nga klientët në hotele, motele, ambiente me fjetje dhe mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në
strukturën inkaso.
Të dhëna për sigurinë _______________2
Udhëzimet për sigurinë _____________3
Funksionimi ____________________5
Përpara përdorimit të parë ____________5
Përdorimi i përditshëm ______________5
Udhëzime dhe këshilla ______________6
Kujdesi dhe pastrimi _______________7
Zgjidhja e problemeve ______________8
Instalimi ______________________9
Zhurmat _____________________10
Të dhëna teknike ________________11
3
www.zanussi.com
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda dhomëzave të ruajtjes së
ushqimeve të pajisjes, përveç nëse janë të llojit të rekomanduar
nga prodhuesi.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
Mos ruani substanca plasëse si kënaçe aerosoli me lëndë
djegëse në këtë pajisje.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar, për
të shmangur rreziqet.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
KUJDES! Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
përreth pajisjes.
Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet
që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te
kompresori.
Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve,
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
Pjesa e pasme e pajisjes duhet të qëndrojë
kundrejt murit.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni këtë pajisje në zona me
shumë lagështirë ose shumë të ftohta, si
shtesa periferike të ndërtesave, garazhe
ose qilarë.
Kur ta lëvizni pajisjen, ngrijeni nga ana
e ballore për të evituar gërvishtjen e
dyshemesë.
Lidhja elektrike
KUJDES! Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
4www.zanussi.com
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e
rrjetit, kompresorin). Kontaktoni Shërbimin
ose një inxhinier elektrik për të ndërruar
pjesët elektrike.
Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
KUJDES! Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur
është shënuar nga prodhuesi se mund të
vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te
qarku i frigoriferit. Ai përmban izobutan
(R600a), një gaz natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr
flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje
në dhomë. Ajrosni dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët
plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e
ngrirjes. Kjo krijon presion tek ena e pijes.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në ndarjen
e ngrirësit nëse duart i keni të lagura ose të
njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek
ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
Kujdesi dhe pastrimi
KUJDES! Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
çaktivizojeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe
rimbushjen e njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit
të pajisjes dhe, nëse është e nevojshme,
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është
i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në
fundin e pajisjes.
Eliminimi i pajisjes
KUJDES! Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni derën për të evituar ngecjen e
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda
pajisjes.
Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë te ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën
e duhur të hedhjes së pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë
së ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
5
www.zanussi.com
Funksionimi
Ndezja e
A
B
A) RREGULLATORI I TEMPERATURËS
B) ENERGJIA
1. Futeni spinën në prizë.
2. Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
në pozicionin e ngarkuar plotësisht dhe
mbajeni pajisjen në punë për 24 orë në
mënyrë që të arrihet temperatura e duhur
përpara se të vendosni ushqim brenda.
Drita treguese do të ndizet.
3. Rregulloni rregullatorin e temperaturës
sipas sasisë së ushqimeve të ruajtura.
Çaktivizimi
Për ta fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin FIKUR.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura brenda pajisjes kontrollohet nga
rregullatori i temperaturës që ndodhet në
panelin e kontrollit.
Për të vënë në funksionim pajisjen, veproni si
më poshtë:
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
drejt cilësimeve më të ulëta për të përftuar
ftohjen minimale.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
drejt cilësimeve më të larta për të përftuar
ftohjen maksimale.
Përpara përdorimit të parë
KUJDES! Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të parë,
pjesa e saj e brendshme dhe gjithë aksesorët
e brendshëm duhen larë me ujë të vakët dhe
pak sapun neutral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas duhet tharë tërësisht.
KUJDES! Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Përdorimi i përditshëm
KUJDES! Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për ruajtjen
e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet për 24 orë, përcaktohet në pllakën e
specifikimeve. 1
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u ngrirë.
Ruajtja e ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në ndarje, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 24 orë me rregullatorin
e temperaturës në pozicionin e ngarkuar
plotësisht.
1 Refer to “Technical data”

Właściciel serwisu: TERG S.A. Ul. Za Dworcem 1D, 77-400 Złotów; Spółka wpisana do Krajowego Rejestru Sądowego w Sądzie Rejonowym w Poznań-Nowe Miasto i Wilda w Poznaniu, IX Wydział Gospodarczy Krajowego Rejestru Sądowego pod nr KRS 0000427063, Kapitał zakładowy: 40 618 750 zł; NIP 767-10-04-218, REGON 570217011; numer rejestrowy BDO: 000135672. Sprzedaż dla firm (B2B): dlabiznesu@me.pl INFOLINIA: 756 756 756