Znaleziono w kategoriach:
Piekarnik ELECTROLUX LOC6H76Z SteamCrisp Elektryczny parowy Czarny A+

Instrukcja obsługi Piekarnik ELECTROLUX LOC6H76Z SteamCrisp Elektryczny parowy Czarny A+

Powrót
EOC6H76X
EOC6H76Z
LOC6H76Z
Udhëzimet për përdorim 2
Ръководство за употреба43
Upute za uporabu 87
Návod k použití 128
Használati útmutató 169
Упатство за ракување 210
Instrukcja obsługi 253
Упутство за употребу 295
Návod na používanie 338
Navodila za uporabo 379
SQ
BG
HR
CS
HU
MK
PL
SR
SK
SL
NE MENDOJMË PËR JU
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete
dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju
pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të
merrni rezultate optimale çdo herë.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve,
shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të
dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË.......................3
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave
me probleme..........................................3
1.2 Siguria e përgjithshme.....................4
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË......................5
2.1 Instalimi............................................5
2.2 Lidhja elektrike.................................6
2.3 Përdorimi......................................... 7
2.4 Kujdesi dhe pastrimi........................ 8
2.5 Gatimi me avull................................8
2.6 Ndriçimi i brendshëm.......................8
2.7 Shërbimi...........................................9
2.8 Hedhja............................................. 9
3. INSTALIMI....................................................9
3.1 Montimi inkaso.................................9
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet............ 10
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT......................11
4.1 Pasqyra e përgjithshme.................11
4.2 Aksesorët.......................................11
5. SI TË NDIZNI DHE TË FIKNI PAJISJEN...12
5.1 Dorezat e palosshme.....................12
5.2 Paneli i kontrollit.............................12
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË..........13
6.1 Pastrimi fillestar............................. 13
6.2 Ngrohja paraprake fillestare...........13
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.....................14
7.1 Si ta programoni: Funksionet
e nxehjes............................................. 14
7.2 Funksionet e nxehjes.....................15
2/420
7.3 Shënime mbi: Pjekje vent.
me lagështirë....................................... 16
7.4 Depozita e ujit................................16
7.5 Si ta programoni: Gatim
i asistuar.............................................. 17
7.6 Gatim i asistuar..............................18
8. FUNKSIONET E ORËS..............................23
8.1 Funksionet e orës.......................... 23
8.2 Si ta programoni: Funksionet
e orës...................................................24
9. MËNYRA E PËRDORIMIT:
AKSESORËT................................................. 25
9.1 Futja e aksesorëve........................ 25
9.2 Sensori i ushqimit.......................... 26
10. FUNKSIONET SHTESË...........................28
10.1 Kyçje............................................28
10.2 Fikja automatike...........................28
10.3 Ventilatori i ftohjes....................... 28
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA................... 29
11.1 Pjekje vent. me lagështirë............29
11.2 Pjekje vent. me lagështirë -
aksesorët e rekomanduar....................30
11.3 Tabelat e gatimit për institutet e
testimit................................................. 31
12. KUJDESI DHE PASTRIMI....................... 33
12.1 Shënime për pastrimin.................33
12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e
rafteve .................................................33
12.3 Si ta përdorni: Pastrimi me ujë.....34
12.4 Si ta pastroni: Depozita e ujit.......34
12.5 Mënyra e heqjes dhe e
instalimit: Dera.....................................35
12.6 Mënyra e ndërrimit: Llamba.........37
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE.................. 38
13.1 Çfarë duhet bërë nëse.................38
13.2 Të dhënat e shërbimit..................39
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................40
14.1 Informacion i produktit dhe Fleta e
Informacionit të produktit..................... 40
14.2 Kursimi i energjisë....................... 40
15. STRUKTURA E MENYSË........................41
15.1 Menyja......................................... 41
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....
42
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
3/420
INFORMACIONI I SIGURISË
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja e energjisë
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me
kualifikim të ngjashëm.
4/420
INFORMACIONI I SIGURISË
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët për furrë.
Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie dhe këpucë të mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e
instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.
5/420
UDHËZIMET PËR SIGURINË

Właściciel serwisu: TERG S.A. Ul. Za Dworcem 1D, 77-400 Złotów; Spółka wpisana do Krajowego Rejestru Sądowego w Sądzie Rejonowym w Poznań-Nowe Miasto i Wilda w Poznaniu, IX Wydział Gospodarczy Krajowego Rejestru Sądowego pod nr KRS 0000427063, Kapitał zakładowy: 40 618 750 zł; NIP 767-10-04-218, REGON 570217011; numer rejestrowy BDO: 000135672. Sprzedaż dla firm (B2B): dlabiznesu@me.pl INFOLINIA: 756 756 756